75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“The Sun”: Sanchez dhe Rojo kishin vënë bast 20,000 paund për shkarkimin e Mourinhos

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United vazhdon të prodhojë reagime të ndryshme, madje ende nxjerr në dritë disa “rraqe të pista” nga marrëdhëniet e dhomës zë zhveshjes në “Old Trafford” me trajnerin portugez.

Gjëja e fundit, që është zbuluar nga “The Sun” në lidhje me rastin, është një “bast” i vendosur mes Alexis Sanchez dhe Marcos Rojo në grupin e “Djajve të Kuq” në WhatsApp.

Duke gjykuar nga mesazhi, duket se Paul Pogba nuk ishte i vetmi, që kishte probleme me trajnerin portugez.Dhe sulmuesi nga Kili shkroi në vijim: “Unë ju thashë se të gjithë duhet të keni pak durim. Tani më detyroheni 20.000 paund”.

Më tej, tabloidi i njohur britanik shpjegoi se Alexis Sanchez kishte vënë një bast 22 100 eurosh me shokun e tij argjentinas, Marcos Rojo, se trajneri Jose Mourinho do të shkarkohej. Edhe pse ishte “Special One”, ai që këmbënguli për ta marrë nga Arsenali, Alexis Sanchez nuk i ka përmbushur pritshmëritë në “Old Trafford”.

Së fundi, gazeta në fjalë angleze, gjithashtu, tregon gëzimin që Pogba demonstroi pasi mësoi lajmin e shkarkimit të trajnerit. Në dhomën e zhveshjes, në kampin e trajnimit “Carrington”, francezi bërtiti: “Ai mendoi se mund t’i kthente tifozët kundër meje, i shikonte gabimet vetëm te futbollistët”. Pra, nuk duket se ka shumë anëtarë të skuadrës, që cilët nuk janë të kënaqur me largimin e portugezit.