75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / AR

‘The Sun’ shkruan artikull për Rita Ora dhe Dua Lipa, nga garderoba tek romanca me ish-in

Rita Ora e Dua Lipa janë yjet më të ndritur të muzikës pop. Rrugëtimi i tyre është shumë i ngjashëm pikërisht tani pasi u zbulua se Dua është në lidhje me ish-in e Ritës.

Dua, 27 vjeçare, u fotografua një ditë më parë duke dalë nga eventi i “Baftas” me regjisorin francez Romain Gavras, 41 vjeçar dhe një burimi i afërt i tyre konfirmoi se dyshja janë në njohje të fshehtë që disa muaj, transmeton Indeksonline.

Rita Ora është një nga muzikantet më të suksesshme të këtij vendi

Romain ishte në lidhje me Ritën për gjashtë muaj, në 2021.

Rita ishte në lidhje me Romain deri në ndarjen e tyre në mars 2021

Gjithashtu, Dua ishte bërë fytyrë e Adidas në vitin 2018, katër vite pasi Rita nënshkroi për të përfaqësuar markën e veshjeve sportive.

Dua ka ndjekur hapat e Ritës duke u marrë me aktrim, pasi Ora kishte luajtur në tre filma Fifty Shades së bashku me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. Tani Dua është duke ndjekur ëndrrën me një rol në filmin “Argylle”.

Dua bën një pozë mahnitëse këtu

Rita Ora është nga Prishtina, Kosovë, dhe familja e saj janë zhvendosur në Londër kur ajo ishte një vjeçe.

Për “Vogue” ajo kishte thënë: “Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenar që jemi kosovar”.

Dhe Rita nuk është e panjohur për ngjyrën

Dua ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar. Familja iu kthye në Prishtinë në vitin 2006 kur ajo ishte 11 vjeçe, por ajo u kthye në Britani të Madhe për të ndjekur shkollën Sylvia Young për artet performuese, duke u regjistruar atje pesë vjet pas Ritës.

Ndërsa rriteshin, Rita dhe Dua jetuan vetëm disa milje larg njëra-tjetrës – e para në Notting Hill , e dyta në West Hampstead. Familjet e tyre janë ende në kontakt.

Dua e feston sezonin festiv me ngjyrë portokalli

Dua dhe Rita kanë arritur majat e suksesit dhe kanë marrë pjesë në të njëjtat ceremoni dhe festa të çmimeve, tani kanë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të famshëm të përbashkët.

Ju kujton Ritën?

Një e tillë është këngëtarja shqiptare Bebe Rexha .

Bebe zbuloi se ishte përpjekur të krijonte një bashkëpunim me Riten dhe Duan, duke shtuar: “Do të më pëlqente shumë të bënim diçka së bashku”./Indeksonline/

Dua ka veshur bikini blu të lezetshme
Shihni dyfishin?  Rita duket shumë e ngjashme këtu