The Sun: Xhaka dhe Torreira bëjnë pushime në mes të sezonit që t’i shpëtojnë telasheve

Mediumi “The Sun” ka shkruar për futbollistin kosovar, Granit Xhaka dhe futbollistin tjetër Lucas Torreira, të cilët sipas tyre kanë shkuar për të pushuar edhe pse klubi i tyre po përballet me probleme.
“Dyshja kanë publikuar fotogradi pranë plazhit, deri sa provojnë ta harrojnë sezonin e mjerueshëm të Gunners”, ka shkruar ky medium.
Arsenali edhe pas emërimit të Artetas si trajner nuk është duke kaluar formë të mirë, ku në shtat ndeshje ka arritur një fitore./Indeksonline/.