17:02 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

“The Undertaker” propozon një kandidat për president të ShBA-ve: “Do të bashkonte gjithë amerikanët”

Luftëtari i WWW, “The Undertaker” beson se ish-rivali i tij, Dwayne “The Rock” Johnson do të bashkonte të gjithë amerikanët nëse bëhet president.

Së fundmi, Dwayne Johnson në një intervistë tha se e ka si opsion të hapur të kandidoj për president në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Duke folur për TMZ , Undertaker tha se do ta mbështeste atë gjatë gjithë rrugës nëse ai vendoste të shkonte për të.

Ai u shprehë se Johnson angazhohet me gjithë qenien e tij në çdo çështje që merr pjesë./Indeksonline/