75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

“The Voice of Australia”, ngjarja e dytë më e ndjekur pas Lojërave Olimpike

“The Voice Australia” është aktualisht një ndër emisionet më të ndjekura në kontinentin australian.

Sipas mediave spektakli pati më shumë se 1 milion shikues  në pesë qytetet kryesore, Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Ndërkohë premiera e sezonit pati shikueshmërinë më të madhe në pesë vjet me 1.33 milion ndjekës në kryeqytetet. “The Voice Australia” thuajse dyfishoi audiencën e shfaqjes “The Block” me 747,000 ndjekës të dielën dhe gjithashtu la prapa “Survivor Australian” që numëronte 609,000. 

Ky kompeticion organizohet nga Sonia Kruger , dhe pjesë e  jurisë janë : Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban.