75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

“The Wanted”, kapet në Tepelenë 37-vjeçari i shpallur në kërkim, nga Kosova, për kultivimin e bimëve narkotike

Policia e shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar.

Bëhet fjalë për Albion Kalemin që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare që nga 11 gushti i 2024.

Ai u kap në Tepelenë. Ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhërarreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit Albion Kalemi pritet të ekstradohet në Kosovë./Indeksonline/