75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

The Weeknd dhe Calvin Harris publikojnë bashkëpunimin “Over Now”

The Weeknd dhe Calvin Harris kanë bashkëpunuar me një këngë të re!

Dy artistët janë bashkuar në projektin e ri të titulluar “Over Now”, së bashku me videoklipin muzikor të publikuar bashkë me të.

The Weeknd i këndon një dashurie të vjetër, duke i kujtuar asaj që tashmë çdo gjë ka përfunduar.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve që njihen për hite të shumta.

Kujtojmë që Calvin Harris kohë më parë ka bashkëpunuar edhe me dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Ndërsa në verën e vitit 2019, Dj i njohur performoj për herë të parë në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”./Indeksonline/