The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për viktimat në Etiopi

“The Weeknd” ka treguar anën humane për banorët e Etiopisë.
Në rajonin Tigray, ku po vazhdon konflikti mes qeverisë, ka rezultuar në dhunë dhe plaçkitje duke bërë që shumë persona të largohen nga vendi i tyre, transmeton Indeksonline.
“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi ndërsa banorët e pafajshëm, nga foshnjat deri te të moshuarit, janë vrarë dhe janë zhvendosur nga frika e shkatërrimit”, shkruan The Weeknd në Instagram, prindërit e të cilit u transferuan në Kanada nga Etiopia vite më parë.
Këngëtari tha se do t’i dhuroi 1 milion dollar. Ai gjithashtu u bën thirrje ndjekësve të tij të dhurojnë të holla./Indeksonline/