21:30 / E Martë, 03 Gusht 2021 / AR

The Weeknd e thotë publikisht: Jam i gatshëm të bëhem baba

Këngëtari i njohur i ‘The Weeknd’, ka thënë që është gati të bëhet baba në një të ardhme të afërt.

Ai u shpreh se shpesh e mendon idenë për të qenë baba, transmeton Indeksonline.

“Mendoj se më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu ndihem sikur të kesh fëmijë do të ndikonte tek unë dhe do të më frymëzonte më shumë”, u shpreh ai.

Ndërsa kur është pyetur se si do ua shpjegojë fëmijëve në të ardhmen tekstet e censuruara, The Weeknd u përgjigj: “Absolutisht. Jam i përgatitur për këtë gjë. Në fund të ditës, është arti im. Dhe ky ishte babai”, tha artisti.