75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 16 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

The Weeknd ndryshon emrin, vendos t’u rikthehet rrënjëve të tij etiopiane

The Weeknd ka ndryshuar emrin artistik në rrjetet sociale dhe është kthyer në emrin e tij të vërtetë, Abel Tesfaye.

Ai muajin e kaluar i ka pyetur fansat në Twitter për mendimin e tyre për këtë ndryshim në karrierën e tij.

Ndryshimi i emrit vjen pasi fituesi i shumë çmimeve tha për mediat se nuk dëshiron të njihet nga emri i artit. Ai më parë është shprehur se e mori pseudonimin si adoleshent kur la shkollën një fundjavë dhe nuk u kthye më.