75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

The Weeknd shpallet “Artisti i Vitit” nga Apple Music

The Weeknd po bën bujë në industrinë e muzikës me çmimet e tij të njëpasnjëshme që nga publikimi i albumit “After Hours” dhe tani duke shtuar një tjetër në listë. Këngëtari është shpallur Artisti i vitit për vitin 2021 nga Apple Music.

Apple shpalli emrat e muzikantëve më të dëgjuar në skenën muzikore duke shkëlqyer me këngët e tyre gjatë gjithë vitit. Ndër yjet e tjerë, këngëtari 31-vjeçar shkëlqeu më së shumti me fitoren e tij të madhe. Lidhur me këtë ai bëri dhe një reagim publik.

“Unë jam shumë mirënjohës për këtë nder të madh dhe dua të falënderoj Apple për të gjithë mbështetjen e saj, jo vetëm për punën time, por edhe për muzikën e shkëlqyer nga artistë të rinj, pasi është kaq e rëndësishme që krijuesit të identifikohen dhe të mbështeten.”, tha këngëtari.