10:22 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thellohet edhe më shumë kriza në VV-LDK

Janë thelluar edhe më shumë mosmarrëveshjes midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të këtyre dy partive po sulmojnë njëri- tjetrin në kohën kur marrëveshja qeverisëse është dashur të nënshkruhej.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmë tha qartë dhe shkurt, ose do ta marrin pozitën e presidentit ose do të qëndrojnë në opozitë.

Ndërsa nga ana tjetër, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se posti i presidentit nuk duhet të futet në bisedime.

Mosmarrëveshje midis këtyre dy partive ka edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përzgjedhur MPB-në, ndërsa sot në një intervistë për shtypin ditor, anëtari i VV-së, kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se më parë shkojnë në zgjedhje se sa do ta lëshojnë MPB-në.

Takimet e paralajmëruara për këtë javë midis Albin Kurtit e Isa Mustafës janë shtyrë për afat të pacaktuar.

Nëse partitë qëndrojnë në këto pozicione, duke mos lëshuar pe, atëherë një gjë është e sigurt që nuk pritet të këtë qeveri në afat të shkurt./Indeksonline/