Thellohet kriza te Roma, dy yjet e skuadrës janë përplasur në zhveshtore
Nuk ka aspak rehati tek Roma. Skuadra e kryeqytetit italian që po kalon në krizë rezultatesh, tani duhet të përballojë një krizë të re.
Brenda skuadrës ka përçarje dhe protagonistë janë yjet e ekipit të Ranierit. Raportohet që pas ndeshjes me Spal, Dzeko e El Sharawy janë përfshirë në një debat verbal të ashpër.
Ngjarja ka ndodhur në zhveshtore dhe atë e ka filluar sulmuesi boshnjak. Ky nuk ishte rasti i vetëm që Dzeko është përfshirë në debate me bashkëlojtarë.
Ylli boshnjak ka patur një zënkë edhe me Cristanten në humbjen 7-1 nga Fiorentina./Indeksonline/