75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 03 Mars 2026 / KV

Thellohet partneriteti me UNDP-në/ Gashani: Synojmë zhvillim të qëndrueshëm

Ministri për Rini dhe Sport, Blerim Gashani, ka pritur në takim Shefin e United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashani bëri të ditur se janë shkëmbyer pikëpamje lidhur me prioritetet institucionale si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ai theksoi se është konfirmuar përkushtimi për forcimin e partneritetit me organizatat ndërkombëtare, me synim ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe zbatimin e programeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe rezultate afatgjata për të rinjtë dhe sportin në Kosovë.

Sipas tij, bashkëpunimi me UNDP-në mbetet i rëndësishëm në avancimin e projekteve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja zhvillimore në vend.