Themelimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë i afrohet koha, Haxhiu në takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se sot së bashku me ministren, Albulena Haxhiu, janë takuar me gjyqtarë raportues e përfaqësues nga Sekretariati i Komisionit të Venecias.
Sipas njoftimit, në takim u diskutuam për Projektligjin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai tha se në muajin e ardhshëm presin opinionin përfundimtar nga Komisioni i Venecias, që më pas të themelohet Byroja,
“Takim tejet produktiv e bashkëbisedim shumë përmbajtësor zhvilluam sot me gjyqtarë raportues e përfaqësues nga Sekretariati i Komisionit të Venecias, ku diskutuam për Projektligjin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në muajin e ardhshëm, presim Opinionin përfundimtar nga Komisioni i Venecias, që më pas të themelohet Byroja, për ta kthyer pasurinë e përvetësuar paligjshëm tek shteti, në funksion të qytetarëve”, shkroi ai./IndeksOnline/