Themelohen dy komisione në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë
Gjatë ditës së sotme janë themeluar dy komisione në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Kështu ka bërë të ditur Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se janë formuar Komisioni për çertifikimin e ekspertëve, licencimin e shërbimeve, çertifikimin e trajnerëve dhe licencimin e qendrave të trajnimit dhe Komisionin për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Personave nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Postimi i plotë:
Sot themelova dy komisione të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
– Komisioni për çertifikimin e ekspertëve, licencimin e shërbimeve, çertifikimin e trajnerëve dhe licencimin e qendrave të trajnimit.
– Si dhe Komisionin për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Personave nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Përmes këtyre vendimeve, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare forcon mekanizmat për zbatimin e ligjit, rrit cilësinë e shërbimeve dhe avancon mbrojtjen e punëtorëve në Republikën e Kosovës./Indeksonline/

