07:25 / E Martë, 20 Shkurt 2018

Themelohet grupi punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë

Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija.

Në këtë takim do të diskutohet për Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, Pakoja e ligjeve Fiskale, Masat e reja Fiskale si dhe do te bëhet themelimi i Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë

Pas takimit do të ketë prononcim për Media.

Takimi mbahet sot në sallën e konferencave, kati 11, Ministria e Financave, Ndërtesa Kryesore e Qeverisë së Kosovës.