75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Themelohet shoqata sportive “Klubet Sportive Prishtina”

Pas një kohe të gjatë bisedash e diskutimesh, më në fund është themeluar Shoqata e Sporteve “Klubet Sportive Prishtina” me përbërje prej klubeve më të vjetra dhe më të suksesshme nga kryeqyteti, si e para e këtij lloji për kryeqytetin dhe Kosovën.

Klubet e basketbollit në të dyja kategoritë, KB Prishtina, klubet e volejbollit në të dyja kategoritë, KV Prishtina, klubet e hendbollit në të dyja kategoritë KH Prishtina si dhe klubi i futsalit, FC Prishtina Futsal, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të jetësuar idenë e kahmotshme.  

Kjo inciativë pritet të sjellë risi absolute dhe suksese të reja te klubet e kryeqytetit duke marrë parasysh organizimin dhe përbërjen e kësaj shoqate.

Organet drejtuese do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ku pritet të organizohet konferenca e parë zyrtare për media.