09:26 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Themeluesi i Twitter-it dhuron shumën e çmendur, jep rreth 30% të pasurisë kundër koronavirusit

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Dhurimi është i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se sipas Dorsey-t, ai përbën paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij.

Njoftimin e bëri në Twitter, duke thënë se “nevojat janë gjithnjë e më urgjente”, por nuk sqaroi saktësisht se ku do të dërgohen fondet. Në Shtetet e Bashkuara ka mungesë respiratorësh dhe pajisjesh mbrojtëse për stafin shëndetësor, ndërsa bizneset dhe individët po ashtu janë në vështirësi të mëdha ekonomike. SHBA-ja, ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në botë: mbi 398,000, ndërsa numri i viktimave atje kapërceu 12,000.

Nga miliarderët e teknologjisë, edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka ndarë 30 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave do të investohet në përpjekjet për krijimin e një trajtimi kundër sëmundjes.

Twitter CEO Jack Dorsey's Job In Peril As Activist Investor Takes ...

Jeff Bezos i Amazon-it ka ndarë 100 milionë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka thënë se do të dhurojë furnizime mjekësore në Itali – vendin me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë. Dhurimi i Doresy-t është më zemërgjeri deri tani prej tyre.