Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, avancojnë bisedimet mes palëve

Theo Hernandez mund të largohet nga Milani këtë verë.
Dështimi në Serien A, në kupë si edhe moskualifikimi në garat evropiane po ndikon në shumë lojtarë, në mes tyre dhe në Theon.
Siç raporton Fabrizio Romano, francezi është në bisedime me gjigantin arab, Al-Hilal me bisedimet që po avancojnë mes të dyja palëve.
Al-Hilal ka ofruar një marrëveshje prej 30 milionë eurosh plus 5 milionë shtesë.
Faktori kyç do të jetë vendimi i Theos pasi ai ende nuk e ka miratuar një transferim të mundshëm në Ligën Profesionale Saudite./IndeksOnline/