75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 04 Janar 2026 / Gj Sh

Theo Hernandez drejt rikthimit në Itali, nis kontaktet me rivalin e Milanit

Pas transferimit në Arabinë Saudite te Al Hilal, Theo Hernandez mund të kthehet shpejt në Itali dhe në gjurmët e ish mbrojtësit të Milanit është Juventus.

Ai që e dha këtë lajm të bujshëm është gazetari Carlo Pellegatti nëpërmjet kanalit të tij Youtube duke zbuluar se përfaqësuesit e Theo Hernandez kanë hyrë në kontakt me drejtuesit e klubit bardhezi, një operacion ky jo për janarin, por për muajt e verës.

Pengesa kryesore e këtij operacioni mbetet padyshim paga. Në Arabinë Saudite, Hernandez përfiton 20 milionë euro në sezon, një shifër kjo që është jashtë parametri për çdo klub italian dhe jo vetëm.

Gjithsesi vullneti i futbollistit për t’u bërë sërish protagonist në Evropë mund të rezultojë vendimtar. Sipas zërave më të fundit, mbrojtësi francez është gati të pranojë një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij, vetëm që të bëhet pjesë e projektit të klubit torinez dhe jetë sërish në qendër të futbollit ndërkombëtar.