Theo me supër asist, Milan kalon në epërsi ndaj Cagliarit

Skuadra e AC Milan ka shënuar golin e epërsisë ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Golin për 1 me 0 në “San Siro” e ka shënuar sulmuesi serb, Luka Jovic në minutën e 29’të, shkruan IndeksOnline
Këtë gol sulmuesi serb e shënoi pas një super asisti nga mbrojtësi francez, Theo Hernandez.
Kujtojmë që në rast se fiton skuadra e Milan, atëherë takohet në çerekfinale me fituesin e duelit Atalanta – Sassuolo./IndeksOnline/