Therandë, i sheh qenët duke u përleshur dhe i xhiron – Pronari thotë se nuk i ka nxitur
Valon Bajraj pronar i dy qenve që në video shihen duke u përleshur ka sqaruar se qentë e tij janë të shtëpisë dhe nuk i kanë nxitur të përleshen. Ka thënë se dy qentë janë kapur për bukë dhe i ka ndarë.
“Nuk është e vërtetë se i kam nxitur të përleshen qentë. I kam rritur. Kam edhe këlysh të tyre. Videoja e publikuar nuk e pasqyron të vërtetën”, ka thënë Bajraj.
Ai ka sqaruar se vëllai i tij i kishte dërguar bukë qenve derisa dikush i ka incizuar për të nxjerrë keq familjen e tij, e cila merret me rritjen e qenve.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Savrovë të Therandës.