Theren dy persona në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 13:40, dy persona janë therë me thikë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Sipas njoftimit të policisë në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar për vrasje në tentativë.
“I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë/Indeksonline/