75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Theren dy persona në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Gjatë mbrëmjes është raportuar se dy persona janë therur në Pejë nën rrethana ende të pasqaruara.

Zëdhënës i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, tha se policia e ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin.

“Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe e ka arrestuar. Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.