75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / S Z

Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Dy persona janë therur me thikë sonte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se viktimave i është ofruar trajtim mjekësor. Ndërsa është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga policia.

“Sot rreth orës  21 :20, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.  Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me  rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.