Theren me thikë dy persona në Drenas
Një person është sulmuar me thikë në Drenas për shkaqe të panjohura.
Viktima ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari me një mjet të mprehtë- thikë. Viktima është dërguar në QKMF Drenas për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK- Prishitnë.
Lidhur me rastin ndihmë mjekësore në QKMF Drenas ka kërkuar edhe një mashkull shqiptar i cili po ashtu është i lënduar me mjet të mprehtë- thikë dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rasti.
I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor./Indeksonline/