Theren me thikë dy persona në Suharekë, i dyshuari në arrati
Dy meshkuj janë therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 09.01.2026 – 03:20. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

