75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / MSH1

Theren me thikë dy sirianë në Leposaviq, njëri prej tyre u gjet në oborrin e një shtëpie

Dy femra në Koshuticë të Leposaviqit kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë kanë vënë re një person të shtrirë dhe me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Plagët dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima është rreth 40-vjeçar, shtetas i Sirisë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe më pas u transferua në atë të Mitrovicës së Jugut.

Policia po ashtu ka raportuar për një tjetër person me plagë të ngjashme, po ashtu sirian.

“Me raport shtesë, rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK-ja Jarinjë, gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë, ka vërejtur një person, mashkull sirian, i moshës 27-vjeçare, me lëndime në kokë dhe këmbë, që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë”, deklaron policia.

Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur një natë më parë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë.

“Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaron policia./IndeksOnline/