Theren me thikë tre nxënës në Prishtinë, mosha dhe inicialet e tyre
Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në shkollën e Bujqësisë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Në këtë rast janë lënduar tre persona :
o A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
o Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Të lënduarit kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor .
Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.