75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / B XH

Theret me thik një person në Shalë të Lipjanit, autori një i mitur

Një i mitur në Shalë të Lipjanit dyshohet se ka therë me thikë një person.

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për mjekim në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë i PK-së:

VRASJE NË TENTATIVË/ Shalë, Lipjan / 21.02.2026 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) i mitur, pasi që kishte therur me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.