16:20 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Theret me thikë një avokat në qendër të Prishtinës

Një avokat është therur me thikë sot në qendër të Prishtinës. Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktimë e këtij sulmi është një avokat.

“Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka marrë një informacion se një person është therur me thikë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka has vetëm në viktimën e lartcekur”, kanë thënë zyrtarët policor për Indeksonline.

Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore në vendin e ngjarjes ndërsa më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa sipas mjekëve, lëndimet e avokatit janë në kokë dhe në buzë porse gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Viktima u ka thënë policëve në vendngjarje se personi i dyshuar banon një kat më poshtë se zyra e tij e punës ndërsa shkak i kësaj, sipas tij ka qenë një mosmarrëveshje që kanë pas ata mes veti./Indeksonline/