75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Një i mitur është therur me thikë nga i dyshuari po ashtu i mitur.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” të shtunën mbrëma.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimin në prani të prindit dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/