75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / A. M.

Theret me thikë një i ri në Prishtinë

Raportohet se një person është therur me thikë në Prishtinë. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se viktima, në bazë të dhënave fillestare, dyshohet se është i moshës 25 vjeçare dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” pak më parë.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti. /Indeksonline/

No description available.