Theret me thikë një person afër Fushë Kosovës, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari i cili të enjten rreth orës 14 e 30 kishte therur me thikë viktimen në Miradi e Ulët të Fushë Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, i mitur, i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/