Theret me thikë një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuarit

Janë arrestuar dy persona në Drenas, njëri prej tyre i mitur, pasi që të mërkurën kishin sulmuar dhe therur me thikë një person të mitur në Drenas.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa me të po merret Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Drenas./IndeksOnline/