09:54 / E Enjte, 16 Mars 2023 / k.v

Theret me thikë një person në Drenas

Një therje me thikë ka ndodhur mesditën e së martës në Drenas. Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se personi i dyshuar është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor. Mësohet se lëndimet janë lehta.

“Të martën, në orën 12 e 25 minuta është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte goditur me një mjet të mprehtë ( thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel të stacionit.