75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / k.v

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është therur me thikë të mërkurën mbrëma në qendër të Fushë Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” rreth orës 21:30, transmeton IndeksOnline.

“Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa rasti është nën hetime./IndeksOnline/