Theret me thikë një person në Fushë-Kosovë
Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar, më 24 shkurt 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i mitur ka deklaruar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga një i dyshuar po ashtu i mitur.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

