Theret me thikë një person në Klinë
Një person është therur me thikë dje rreth orës 19:25 në Klinë.
Siç njofton policia, ngjarje kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.
Fillimisht i dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy të tjerë, ku njëri nga ta ishte viktima i lartcekur.
I dyshuari është prangosur dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa viktima u dërgua për tretman mjekësor.
Thika e cila dyshohet se u përdor në rast u konfiskua e hetimet lidhur me rastin kanë nisur.
Rasti po cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”.