75 Mall Live Search
22:31 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detajet e fundit

Një person është therur me thikë në orët e pasdites në Lipjan.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana.

Ai ka bërë të ditur se në lidhej me rastin një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/