Theret me thikë një person në Mitrovicë, Policia: I dyshuari në arrati

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ku njoftoi së një person ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar Zahiti.
Zahiti, gjithashtu ka bërë të ditur se se i dyshuari gjendet në arrati.