75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / k.v

Theret me thikë një person në Pejë, policia arreston të dyshuarit

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, rreth orёs 12:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Gjergj Fishta” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje nё mes tё disa personave, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjёs.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, janё arrestuar tё dyshuarit.

Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ( i mitur) ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.