Theret me thikë një person në Prishtinë

Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy persona në Prishtinë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten pasdite, transmeton IndeksOnline.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari për lëndim trupor dërgohet në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/