75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 10 Maj 2021 / k.v

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë gjatë vikendit në rrugën “Ymer Jaka” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se deri të therja me thikë ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa lëndimet i ka të shkallës së lehtë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/