75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / k.v

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar (Video)

Një person është therur me thikë rreth orës 13 e 30 minuta në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./IndeksOnline/