Theret me thikë një person në Prishtinë, detaje nga rasti

Dje pas mesnates është therur me thikë një person në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Menjëherë pas rastit, është arrestuar i dyshuari. Therja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, njofton Policia e Kosovës.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/