75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 20 Prill 2026 / KV

Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të dyshuarit në arrati

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti është regjistruar të dielen rreth orës 22:00, në rrugën “Muhamet Qami”, ku viktima mashkull kosovar është sulmuar nga dy persona të dyshuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e therjes me mjet të mprehtë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa pas marrjes së ndihmës është liruar në shtëpi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit./IndeksOnline/