75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / S Z

Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në kërkim të policisë

Një person është therë me thikë në Prishtinë. Ai është goditur me thikë nga i dyshuari, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre. 

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari është në kërkim të policisë.

“Rr. Ismet Krasniqi Prishtinë  19.11.2025 – 20:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/