75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 30 Maj 2024 / k.v

Theret me thikë një person në Prishtinë, ka lëndime të rënda trupore

Raportohet se në rrethana të panjohura është therur me thikë një person në qendër të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një kartelë telefonike.

Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore./IndeksOnline/